Ekspozita “SHQIPËRI – GJERMANI: NJË UDHËTIM FOTOGRAFIK” Pogradec

Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor dhe Galeria e Arteve Pogradec, kanë kënaqësinë t`ju ftojnë në hapjen e ekspozitës:

“SHQIPËRI – GJERMANI: NJË UDHËTIM FOTOGRAFIK”
Një cikël fotografik nga pesë artistë Shqiptarë dhe Gjerman

Hapja: E premte, 13 Gusht 2010, ora 19.00
Hapur në datat: 13 Gusht – 5 Shtator 2010

Adresa: Galeria e Arteve Pogradec
Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”, Pogradec

Shqipëria – 20 vjet pas rënies së komunizmit nga këndvështrimi gjerman
Gjermania – 20 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë nga këndvështrimi shqiptar

Fotografi gjerman Heinrich Völkel, që nga viti 2005 ka vizituar rregullisht Shqipërinë. Në projektin fotografik “Tirana – Mon Amour“, me fokus tek Portreti dhe Fotoreportazhi, ai përpiqet të dokumentojë përshtypjet e tij mbi Shqipërinë dhe njerëzit gjatë proceseve të shpejta transformuese në vend.
Fotografitë e tij janë shumë të thjeshta, me një kompozim formal, që arrijnë të krijojnë një situatë impozante, duke paraqitur në mënyrë realiste shoqërinë shqiptare post-komuniste 20 vjet pas rënies së regjimit komunist.

Katër fotografë dhe artistë shqiptar kanë vizituar Gjermaninë në vitin 2010. Gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani ata kanë vizituar vende dhe takuar njerëz të ndryshëm, duke pasur si qëllim zbulimin të vendeve interesante të cilat ringjallin historinë, duke i paraqitur publikut shqiptar Gjermaninë 20 vjet pas ri-bashkimit.

Ekspozita organizohet nga Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor në kuadër të Tetorit Gjerman, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë dhe Fondacionit të Kulturës Evropiane. Në tetor 2010, kjo ekspozitë do të prezantohet gjithashtu edhe për publikun në Tiranë gjatë Muajit të Kulturës Gjermane.

Artistët pjesëmarrës:

Bevis FUSHA
Arvenol HASA
Ledia KOSTANDINI
Alketa RAMAJ
Heinrich VÖLKEL

Jeni të mirëpritur!

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s