Prezantimi i Projektit te Artisteve ne Rezidence „MONUMENT GINGER SOCIETY TIRANA“

„MONUMENT GINGER SOCIETY TIRANA“
Workshop + Platformë Debati + Ekspozitë

Vendi: Qendra Sociale, Rruga Hoxha Tahsin Nr 187/1, (50 metra mbi Optika Roma)
Datë: 16 Prill 2011
Ora 19:00: Prezantim i Projektit të artistëve në rezidencë Klara Schilliger dhe Valerian Maly
Ora 20:30: Darkë me të gjith pjesëmarrësit me ushqim i përgatitur me Xhenxhefil, si ritual i formimit të Grupit dhe Shoqëris së Xhenxhefilit që do të marrë pjese në ndërtimin e Projektit
Nga Ora 21:30: Qendra Sociale Party dhe Muzik

Ftojmë të gjith të interesuarit të jenë prezent në këtë prezantim për tu inormuar më shumë për projektin.
Puna Skulpturore do të ndërtohet në ambjentet e Qendrës Sociale ku Artistët do të jenë prezent çdo ditë nga e Hëna deri në të Premten bashkë me pjesëmarrës të tjerë.

Të gjithë ato që duan të kontribuojnë në projekt:
„MONUMENT GINGER SOCIETY TIRANA“, ështe konceptuar si një project particpativ, ndaj ftojmë të gjithë ato që duan të kontribuijnë në ndërtimin e saj, të na vizitojnë në Qendrën Sociale çdo ditë nga ora 11:00 deri në orën 19:00. Procesi i ndërtimit të skulpturës ka për qëllim krijimin e një hapësirë për debat dhe shkëmbim midis pjesëmarrësve.

Tirana Art Lab Qendër për Artin Bashkëkohor, në kuadrin e Rezidencës Artistike ka ftuar dy artistët e parë që do të zhvillojnë një projek artistik gjat muajit Prille dhe Maj në Tiranë. Klara Schilliger dhe Valerian Maly janë një çift artistësh Zvicerian që jetojë dhe punojnë bashkë në fushën e artit perfomativ.
Projekti që ato do të realizojnë gjat kohë së rezidencës në Tiranë është „MONUMENT GINGERSOCIETY TIRANA“, që ka për qëllim krijimin e një
skulpture monumentale jo hirarkike. Ky projekt ka si synim kryesorë krijimin e një hapësire për debat dhe shkëmbim mendimesh mbi shoqërin, artin, filozofine, politikën etj. Në bashkëpunim me një grup pjesëmarrësish nga fusha dhe shtresa të ndryshmë të shoqërisë do të ndërtohet një Skulpturë në formën e Xhenxhefilit, me një dimensiot tejet të zmadhuar, duke përdorur një miks materialesh të lira prej druri e gazetash.
Xhenxhefili është një formë e zgjedhur jo rastësisht nga artistët. Xhenxhefili në fushën e botanikës konsiderohet si një bimë rizomatike e cila rritet nën tokë në një mënyrë të crregullt dhe pa një strukturë të caktuar. Në filozofi Rizoma është një koncept filozofik i zhvilluar nga Gilles Deleuze dhe Félix Guattari, ku ato marin si shembull Rizomen në këtë rast Xhënxhëfillin, si një metaforë për një model 100 % jo hirarkik.

Procesi i ndërtimit të Skulpturës do të zgjasi nga data 18 Prill deri në datë 5 Maj.
Puna do të jetë e ekspozuar në formën përfundimtare duke filluar nga datë 6 Maj 2011 në ambjentet e Qendra Sociale.

Ky Projekt është i mbështëtur nga Prohelvetia http://www.prohelvetia.ch/

Informacione për Klara Schilliger dhe Valelrian Maly
http://www.malyschilliger.ch/

This entry was posted in Performance, Visual Art. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s