Hapja e Ekspozitës „MONUMENT GINGER SOCIETY TIRANA“

Tirana Art Lab Prezanton:

Hapja e Ekspozitës
„MONUMENT GINGER SOCIETY TIRANA“

Projekt i realizuar me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e:

Klara Schilliger & Valerian Maly, Sead Kazanxhiu, Armando Qoshku, Ernard Dyli, Sembie Gishto, Alketa Ramaj, Nikolin Bujari, Denis Golgota, Ilda Ibro, Myslym Demetja, Darsel Demetja, Matilda Odobashi, Marvina Çela, Ermal Merdani, Abedin Kadhaj, Katiusha Kadhaj, Flavio Qarrt, Sokol Qafleshi, Arber Zaimi, Leart Kola, Stivi Kola, Pezana Rexha, Endri Dani, Ilir Kaso, Adela Demtja, Erilda Selaj, Ema Andrea, Romina Ruda, Rozi Malo, Amos Zaharia, Enio Hajro, Olson Lamaj, Aklervi Kadhaij

Hapja e Ekspoziës: E Premte, 6 Maj 2011,Ora 19:00
Hapur në datat: 6 Maj – 20 Maj 2011, Çdo Ditë, Nga ora 11:00 – 19:00
Vendi: Qendra Sociale, Rr. Hoxha Tahsin, Nr 187/1 (50 metra mbi Optika Roma)

Tirana Art Lab Qendër për Artin Bashkëkohor, prezanton projektin “Monument Ginger Society Tirana” i konceptuar nga Klara Schiller dhe Valerian Maly dy artistët e parë, pjesëmarrës në programin Artistë në Rezidencë. Dy artisët zvicerian që punojnë dhe jetojnë bashkë, kanë konceptuar një projkt të cilin e kanë realizuar bashkë me një grup pjesëmarrësish nga Tirana, gjat muajve Prill dhe Maj.
Projekti “Monument Ginger Society Tirana“, konsiston në ndërtimin e një skulpture monumentale jo hirarkike që si synim kryesorë ka krijimin e një hapësire për debat dhe shkëmbim mendimesh mbi shoqërin, artin, filozofine, politikën etj. Artistët kanë punuar rreth 4 javë për ndërtimin e Skulpturës në formën e Xhenxhefilit.

Me ndërtimin e monumenteve skulpturore në të shumtën e rasteve ndërtohen dhe përforcohen struktura të caktuara hirarkike, qofshin këto monumente të mbëdha të drejtuesve politik ose personaliteteve publike ose monumente arkitektonike të lidhura me fenë.

Me ndërtimin e një rënje gjigande të Xhenxhefilit, si një simbol për jo hirarkiken, projekti kërkon të ironizojë aktin e monumentalizimit. Ky ironizim arrihet duke i dhënë skulpturës jo vetëm një madhësi të egzagjeruar por edhe nga materiali i lirë dhe i thjeshë i perdorur, siç është druri dhe gazetat.

Xhenxhefili është një formë e zgjedhur jo rastësisht nga artistët. Xhenxhefili në fushën e botanikës konsiderohet si një bimë rizomatike e cila rritet nën tokë në një mënyrë të çrregullt dhe pa një strukturë të caktuar. Në filozofi Rizoma është një koncept filozofik i zhvilluar nga Gilles Deleuze dhe Félix Guattari, ku ato marin si shembull Rizomen në këtë rast Xhënxhëfillin, si një metaforë për një model 100 % jo hirarkik.

Monumenti i Xhenxhefilit është ngritur gjat periudhës 4 javore në ambjenete e Qendrës Sociale në Tiranë. Artistët kanë qënë gjatë këtyrë ditëve prezent dhe persona të ndyshëm duke përfshirë; studentë të akademisë së artevë si dhe univeriteteve të tjera, profesorë te akademisë, njerëz të thjeshtë, aktivistë nga shoqëria civile dhe aktiviste nga Qendra Siciale dhe Gazeta Gazeta etj, janë bërë pjesë e grupit që ka realizuar skulpturën.

Qendra Sociale si vend për krijimin e këtij grupi shoqëror jo hirarkik që ralizoi skulpturën jo hirarkikë, është vendi I përshtatshëmn pasi kjo Qendër është ideuar pikërisht me qëllimin e krijimit të një territori për takime, shkëmbim, debat e si hapsire për shfaqjen e menidevë dhe angazhimeve kulturore, politike, shoqërore etj.

Monumenti jo Hirarkik i Xhenxhefilit do të paraqitet në formen e tij përfundimtare dhe do jete i ekspozuar për dy jave në ambjentet e Qendrës Sociale.

Informacione për Klara Schilliger dhe Valelrian Maly http://www.malyschilliger.ch/

Ky Projekt është i mbështëtur nga Prohelvetia http://www.prohelvetia.ch/

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s