Hapja e Ekspozites : PIPIFAX FOR TIRANA/ Përtej pasqyrës, dhe çfarë gjetëm aty

TIRANA ART LAB – QENDËR PËR ARTIN BASHKËKOHOR
ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës:

PIPIFAX FOR TIRANA/ Përtej pasqyrës, dhe çfarë gjetëm aty
Haus am Gern (Rudolf Steiner & Barbara Meyer Cesta)

Me pjesëmarrjen e:
Matilda Odobashi, Bashkim Kupi, Demir Kurti, Olta & Redi Saliasi, Mustafa Kacurri, Marlo Ndoci, Sead Kazanxhiu, Flugers Beci , Albi Azuni, Doris Beci, Rigels Dyrmishi, Alson Dyrmishi, Redi Qondraj, Kristofer Ndreko, Miletovon Nrdeko, Dejvi Muçaj , Ernard Dyli, Armando Qoshku, Florjan Fejzollari, Armando Qoshku, Elvisa Plloçi, Olsi Odobashi, Jovana Muka, Brikena Lila, Arjola Oshafi, Bud Spender, Terence Hill, Amanda Hyseni, Ernard Dyli, Marvina Çela, Alketa Ramaj, Illir Kaso, Andri Ibrahimaj, Klajdi Kruja, Rubin Beqo, Edmond Ramushi

Hapja: E premte, 3 Qershor 2011, ora 19:00
Adresa: Tirana Ekspres
Rruga “Karl Gega”, Blloku i Magazinave, pranë Stacionit të Trenit
Hapur në datat: 4 – 12 Qershor 2011
Hapur në orën: 11:00 – 17:00

Ekspozita “PIPIFAX FOR TIRANA / Përtej pasqyrës dhe çfarë gjetëm aty”, organizohet nga Tirana Art Lab – Qendër e Artit Bashkëkohor në kuadër të projektit “Artistë në Rezidencë” të mbështetur nga ProHelvetia me pjesëmarrjen e Haus am Gern të përfaqësuar nga artistët zviceranë, Rudolf Steiner dhe Barbara Meyer Cesta.

PIPIFAX do të thotë “pa kuptim” dhe është një fjalë me origjinë hebraishteje. Hebrenjtë i referohen fjalës JHWH (Jahweh, Jehovah) për të emëruar Zotin. Kjo fjalë ështe përdorur gjithashtu dhe në përkthimet e biblës në gjuhën greke. Megjithatë, u vendos që shqiptimi hebre i të ashtuquajturit Tetragrammaton duhet mbajtur identik si në përdorimin e gjuhës hebraishte ku fjala shkruhet nga e djathta në të majtë. Ndërkohë, në greqisht fjala shkruhet nga e majta në të djathtë (grekët e lexojnë JHWH si HWHJ). Këto germa hebraisht janë në gjuhën greke, shqiptohen si PIPI. Gjatë leximit të faximilianit (kopje e biblës) grekët ngritën pyetje se cili ishte kuptimi i PIPI. Ky term nuk është i kuptueshëm për lexuesit dhe si rezultat lexuesit e biblës përdorën termin PIPI-FAX.

Haus am Gern e marrin këtë term dhe e transformojnë në një pikë të rëndësishme reference për projektin e tyre artistik. PIPIFAX simbolizon mungesën e domethënies, të qenit pa kuptim, dhe në të njëjtën kohë ai mund të ndryshojë kuptimin e tij origjinal nëse përpiqemi ta kthejmë ose përkthejmë atë. Koncepti i kthimit mbrapsht luan një rol kryesorë në realizimin e punëve të ekspozitës.

Pjesa e dytë e titullit të ekspozitës ”Përtej pasqyrës dhe çfarë gjetëm aty”, i referohet librit të shkruar nga Lewis Caroll në vitin 1871. Libri vazhdon aventurat e Lizës në Botën e Çudirave. Tek libri mjediset dhe koncepti i librit është që çdo gjë është një imazh i pasqyruar i botës së vërtetë. Historia zhvillohet në një botë paralele të pasqyruar ku çdo gjë është në të kundërt dhe ku koha ecën mbrapsht.

Nëse shikoni imazhet e fotografuara nga Barbara dhe Rudolf, në pamje të parë ato do të duken krejt normale. Të gjithë njerëzit e përfshirë në procesin e fotografimit luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe intrigues. Madhësia e fotografive do t’i japë mundësi publikut të shikojë çdo detaj të kësaj pune. Të 13 imazhet në ekspozitë janë të pasqyruara dhe të kthyera në anë të kundërt. Koncepti dhe elementët e përdorura nga artistët për të zhvilluar projektin mund të shikohen vetëm nga një largësi e caktuar.

Për shembull, do të shikoni menjëherë disa nga personazhet në fotografi mbajnë tabela, të cilat nuk janë asgjë më shumë se elementë të cilët ne i shikojmë çdo ditë në qytet. Këto elementë përfshijnë orën tek Kulla e Sahait, apo simbolin e Stacionit të Trenit ose emrat e bareve dhe të hoteleve. Një element i përbashkët i përsëritura në të gjitha fotografitë është flamuri shqiptar. Në disa prej fotove njerëzit ose kanë veshur bluze me flamurin shqiptar ose qëndrojnë përballë ish Kombinatit të Tekstilit të Tiranës duke e mbajtur flamurin në prehër. Ndërkohë, xhamia në “Sheshin Skëndërbej” dhe institucionet publike janë të vendosura në krahë të kundërta. E njëjta gjë vlen edhe për pallatin me shigjeta në Tiranën e Re e cila shënon në krahun e kundërt në drejtim të qendrës së qytetit. Shqiponja e zezë me dy koka, simboli i flamurit kombëtarë është i vetmi element që nuk ndyshon edhe pse fotot janë të pasqyruara mbrapsht.

Fotografitë janë realizuar në vende kryesore në Tiranë dhe reflektojnë ndryshimet politike dhe dinamikat sociale të zhvilluara gjatë muajit të fundit në qytet. Artistët dhe studentët e përfshirë në projekt kanë krijuar një seri fotografish të asociuara si metafora të kësaj situate. Ata përpiqen të ofrojnë një situatë të pasqyruar të realitetit të të cilin jetojmë dhe që të gjithë ne jemi pjesë e këtij realiteti. Përgjegjësia jonë është ta kthejmë atë në pozicionin e duhur. Kjo punë na jep mundësinë të shikojmë botën nga një perspektivë tjetër dhe të nge- më shumë pyetje mbi rolin që secili prej nesh luan në shoqëri.

Falenderojmë:
Matilda Odobashi, Illir Kaso, Florjan Fejzollari, Redi Saliasi, Enkeleda Suti (TIRANA ART LAB)
Dritan Nasi & Team (TEN Center Tirana)
Jona Matohiti / Ashraf Anwer (MAK – Albania)
Klajdi Kruja, Rubin Beqo, Edmond Ramushi (TIRANA EKSPRES)

Për më shumë detaje për, ju lutem vizitoni:
• Haus am Gern (Rudolf Steiner & Barbara Meyer Cesta): http://www.hausamgern.ch
• Prohelvetia: http://www.prohelvetia.ch

Projekti “Artistë në Rezidencë” mbështetet nga ProHelvetia.

This entry was posted in Performance, Photography, Visual Art. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s